Lidhje

Turqi, dhjetëra të vdekur si pasojë e dy orteqeve


Një ortek që goditi të mërkurën një rrugë malore në pjesën lindore të Turqisë, mori përpara një ekip të madh shpëtimi, të cilët po punonin për të gjetur dy persona të zhdukur pas një orteku tjetër që kishte goditur këtë zonë të martën.

Orteku i dytë e rriti numrin e viktimave në 38, pjesa dërrmuese e të cilëve punonjës të emergjencës.

Rreth 300 punonjës të shërbimit të emergjencës kishin shkuar në qytetin Bahçesarai të provincës Van, që ndodhet në kufi me Iranin, për t’u ardhur në ndihmë personave të goditur nga orteku i së martës, që shkaktoi vdekjen e pesë vetëve. Të mërkurën në mesditë ky ekipi u godit nga një tjetër ortek.

Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 30 punonjës të emergjencës po trajtohen në spital por nuk ka informacion rreth gjendjes së tyre shëndetësore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG