Kryeministri turk vazhdon të sfidojë protestat anti-qeveritare në ditën e 10, ndërsa organizatorët bënë thirrje për më shumë demonstrata kundër planeve të administratës së tij për të rindërtuar sheshin qëndror të Stambollit.
Recep Tayyip Erdogan i tha mijëra përkrahësve në aeroportin e Ankarasë se durimi i tij ka kufi pasi disa ditë protestash ndërsa dhjetra mijëra demonstrues anti-qeveritar u mblodhën për një miting rival në qendër të Stambollit.
Më parë në qytetin jugor Adana, ku protestuesit pro dhe kundër qeverisë u përleshën të shtunën, Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim të fuqishëm nga maja e një autobuzi.
Ai u bëri thirrje përkrahësve të partisë tis të mënjanojnë dhunën dhe të përdorin zgjedhje e marsit të ardhshëm për t’u dhënë mësim kundërshtarëve, protestat masive të së cilëve kanë tronditur vendin. Partia e tij dje kundërshtoi thirrjet e protestuesve për zgjedhje të parakohshme.
Z. Erdogan i dënoi demonstruesit si "një grusht grabitësish," dhe pyeti nëse "anarkistët dhe terroristët" duhet të lejohen të marrin përsipër sheshet publike.
Ndërkohë, organizatorët e protestave fillestare në Sheshin Taksim bën thirrje për një tubim masiv.