Lidhje

Sputnik anulon programin, pas intervistës me kritikun e Erdoganit


Shërbimi turqisht i radios Sputnik i financuar nga Rusia në Turqi anuloi një program pasi tre gazetarë turq të tij intervistuan një kritik të njohur të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Intervista e 19 korrikut me ish-kryeministrin Ahmet Davutoglu bënte fjalë ndër të tjera mbi përpjekjet e tij për të nisur një parti të re si sfidë ndaj partisë AK të zotit Erdogan.

Dy herë në javë në radio Sputnik turqisht, gazetarët Yavuz Oğhan, Akif Beki dhe Ismail Saymaz kishin një program me telefonata të titulluar "Soylemesi Bizden". Fillimisht ata kërkuan ta transmetonin intervistën për emisionin e tyre, por nuk morën miratim. Pastaj Oğhan e postoi atë në kanalin e tij në YouTube dhe Sputniku ua anuloi kontratat.

"Një punë e mirë nuk mbetet e pandëshkuar në Turqi," u shpreh Oğhan në Twitter.

Masat e Erdoganit ndaj mediave janë forcuar pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në korrik 2016 dhe reformave kushtetuese që pasuan dhe që konsoliduan pushtetin e tij. Gazetat e opozitës janë mbyllur dhe qindra gazetarë janë burgosur.

Shërbimi radio i gjuhës turke Sputnik, pjesë e Agjencisë ruse të medias të financuar nga Moska, operon në Turqi prej gjashtë vjetësh.

Anulimi i programit vjen pas një raporti këtë muaj nga një agjenci kërkimore pro-qeveritare turke që kritikoi ashpër organizatat ndërkombëtare të medias, duke përfshirë Sputnikun, për atë që ajo e quante njëanshmëri kundër qeverisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG