Lidhje

Vazhdojnë sulmet hakmarrëse të Turqisë ndaj Sirisë


Turqia sot kreu një tjetër sulm hakmarrës pasi një bombë e hedhur nga Siria goditi një fshat kufitar në Turqi, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Kii Moon paralajmëroi për rrezikun e shkallëzimit të konfliktit përgjatë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë, si dhe pasojat e krizës siriane në Libanin fqinj. Zoti Ban i përsëriti thirrjet për një zgjidhje politike të konfliktit, për të cilin ai tha se është e vetmja mënyrë që t’i jepet fund krizës.

Presidenti i Turqisë Abdullah Gul tha sot se në Siri po ndodhin “skenaret më të këqija të mundshme” dhe i bëri thirrje komintetit ndërkombëtar të veprojë. Ndërkohë, organizata me bazë në Britani “Vëshguesi sirian për të Drejtat Njeriut” njoftoi se mbi 60 persona u vranë sot në përleshje, 20 prej tyre në provincën Daraa, kur ushtria kreu një sulm intensiv në qytetin Karak.
XS
SM
MD
LG