Lidhje

Twitter fshin mesazhin e Donald Trump Jr., i vendos kufizime llogarisë së tij


Donald Trump Jr. duke folur në një takim elektoral të babait të tij, Presidentit Donald Trump
Donald Trump Jr. duke folur në një takim elektoral të babait të tij, Presidentit Donald Trump

Kompania Twitter ka vendosur kufizime ndaj llogarisë së Donald Trump Jr., si dhe fshiu një nga mesazhet e tij, për shkelje të politikave të kompanisë Twitter për dezinformim, për sa i përket COVID-19tës.

Mesazhi i publikuar të hënën, përmbante një video, të cilën Twitter-i e konsideroi me të dhëna të manipuluara për ilaçin kundër malaries, hidroxiklorokuinën.

Andrew Surabian, këshilltar i zotit Trump Jr., shkruajti një reagoi në Twitter, duke informuar se llogaria e zotit Trump Jr. ishte pezulluar, dhe duke shtuar se "kompanitë e mëdha të teknologjisë janë kërcënimi më i madh për lirinë e shprehjes në Amerikë".

Ai shtoi në një deklaratë për gazetën "Business Insider", se veprimi i kompanisë Twitter, është dëshmi se "kompania po bën ndërhyrje në zgjedhje për të mbytur votën republikane".

Një zëdhënës i Twitter-it tha se llogaria nuk ishte pezulluar, dhe se "Twitter-i kërkoi që mesazhi të fshihej sepse shkelte rregullat tona" dhe se ata thjesht kufizuan "disa funksionalitete të llogarisë për 12 orë".

Me funksionalitet të kufizuar të llogarisë, llogaria e zotit Trump Jr mbetet e dukshme dhe ai është në gjendje të lexojë mesazhet në Twitter, por për 12 orë ai nuk do të mundet të shkruajë mesazhe, të shpërndajë mesazhe të të tjerëve, ose të shprehë pëlqimin për diçka që shikon në Twitter.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG