Lidhje

Ukrainë: Gjykata e Lartë refuzon apelimin e Tymoshenkos


Vendimi vjen një ditë pasi avokatët e saj argumentuan para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut se ajo u ndalua në mënyrë të paligjshme

Gjykata e lartë e Ukrainës refuzoi apelimin e ish kryeministres Yulia Tymoshenko ndaj dënimit nën akuzat për abuzim pushteti.

Një zyrtar tha se gjykata nuk mund të miratojë ankesën e zonjës Timoshenko, e cili po vuan një dënim shtatë-vjeçar.

Vendimi vjen një ditë pasi avokatët e saj argumentuan para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut se ajo u mbajt para gjykimit të saj në mënyrë të paligjshme dhe në kushte çnjerëzore.

Akuzat janë të lidhura me një marrëveshje të gazit natyror me Rusinë që zonja Timoshenko ndërmjetësoi në vitin 2009 ndërsa shërbente si kryeministre.

Ajo përballet gjithashtu me akuza të përvetësimit dhe evazionit fiskal. Gjyqi në këtë rast pritet të rifillojë më 11 shtator.

Zonja Timoshenko ishte një bashkë-udhëheqëse e Revolucionit Portokalli në vitin 2004. Ajo thotë se të dyja rastet janë pjesë e një hakmarrje politike ndaj saj nga Presidenti Viktor Janukoviç, i cili fitoi me një diferencë të ngushtë votash në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG