Lidhje

Uashingtoni mbushet me vizitorë pavarësisht rrezikut të pandemisë


Vizitorët përgjatë Shëtitores Kombëtare, në Uashington DC (25 maj 2020)
Vizitorët përgjatë Shëtitores Kombëtare, në Uashington DC (25 maj 2020)

Megjithë rreziqet që sjell pandemia e koronavirusit, shumë njerëz treguan respektin e tyre për ushtarët e rënë duke vizituar përmendoret e luftës në Uashington DC për Ditën e Përkujtimit. Shërbimi Kombëtar i Parqeve u kishte kërkuar njerëzve të shikonin mundësinë e përjetimit online të ceremonive të kësaj dite.

Uashingtoni mbushet me vizitorë pavarësisht rrezikut nga pandemia
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:52 0:00

Destinacionet turistike përreth Shëtitores Kombëtare në kryeqytetin amerikan Uashington DC kanë qëndruar të hapura që nga fillimi i krizës së shëndetit publik. Megjithatë, Shërbimi Kombëtar i Parqeve i kishte dekurajuar njerëzit të udhëtonin për Ditën e Përkujtimit, duke u ofruar mundësinë e ndjekjes së ceremonive online.

Veterani i Luftës së Vietnamit, Fidel Rodriguez, mbante një maskë megjithëse nuk ishte e detyrueshme.

"Nuk dimë nga vijnë njerëzit dhe çfarë kanë bërë, kështu që duhet të mbrohemi. Ka rregulla dhe ato duhen ndjekur, si ruajtja e distancës. Nga sa shoh shumica e njerëzve po i zbatojnë", thotë Fidel Rodriguez, veteran i Luftës së Vietnamit.

Memoriali për Veteranët e Luftës së Koresë (25 maj 2020)
Memoriali për Veteranët e Luftës së Koresë (25 maj 2020)

Për të mbajtur vizitorët të sigurtë, Shërbimi Kombëtar i Parqeve kishte vendosur shenja lëvizjeje me një drejtim në çdo objekt, duke mundësuar kështu qarkullimin e njerëzve dhe respektimin e rregullave të distancimit fizik.

Elaina Loalbo kishte ardhur nga Nju Xhersi për të vazhduar traditën 20-vjeçare të vizitës në Shëtitoren Kombëtare në Ditën e Përkujtimit. Me prejardhje nga një familje ushtarake, ajo mbarte edhe hirin e babait të saj.

"Është eksperiencë të vish këtu gjatë pandemisë dhe të kesh mundësinë të zgjedhësh nëse do të mbash maskë. Në Nju Xhersi ende e kemi të detyrueshme sa herë dalim në publik", thotë ajo.

Veterani Jud Starr thotë se tashmë mendon se reflekton për emrat e humbur gjatë pandemisë.

Vizitorët lexojnë emrat e të rënëve në Luftën e Vietnamit
Vizitorët lexojnë emrat e të rënëve në Luftën e Vietnamit

"Është e rëndësishme të mendojmë për të gjithë emrat në Memorialin e Luftës së Vietnamit. Me virusin e kaluam këtë shifër. Edhe këta janë heronj të rënë (në luftë)", thotë ai.

Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, njoftoi rishtazi se kryeqyteti mund të hyjë së shpejti në fazën 1 të rihapjes ndoshta që më 29 maj, nëse nuk do të ketë ngritje të rasteve me COVID-19 gjatë ditëve në vazhdim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG