Lidhje

Udhëheqësit e BE-së në Bruksel, përqëndrohen te stabiliteti i euros


Udhëheqësit e BE-së në Bruksel, përqëndrohen te stabiliteti i euros
Udhëheqësit e BE-së në Bruksel, përqëndrohen te stabiliteti i euros

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të mbledhur në Bruksel po përqëndrohen për të krijuar stabilitet për euron përmes bashkëpunimit të 17 vendeve që përdorin monedhën.

Në takimin e nivelit të lartë sot, udhëheqësit nga Franca dhe Gjermania ofruan një propozim që bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve që përdorin euron në atë që ata e quajtën paketa bashkëkohore për të zgjidhur çështjet e borxhit që ka prekur rajonin gjatë viteve të fundit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u tha gazetarëve se vendet e zonës së euros duhet të shtojnë aftësitë konkuruese dhe në të njëjtën kohë të rriten së bashku.

Takimi i nivelit të lartë po shqyrton propozime për të fuqizuar fondin e BE për ndihmën ndaj vendeve që rrezikohen nga borxhet.

Vitin e kaluar, vendet që përdorin euron krijuan një fond prej 600 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendet që kërkojnë të sigurojnë para për të financuar operacionet e tyre qeveritare. Por vetëm pak më shumë se gjysma e kësaj shume është tani në dispozicion për të dhënë hua.

XS
SM
MD
LG