Lidhje

Udhëheqësit evropianë, thirrje për kontroll ndaj shpenzimeve në Eurozonë


Udhëheqësit evropianë po bëjnë thirrje për kontroll më të madh ndaj shpenzimeve në 17 vendet e Eurozonës, si një përpjekje e fundit për zgjidhjen e krizës së borxhit problematik të kontinentit.

Katër zyrtarë të lartë të bllokut dolën sot me një plan: Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, Presidenti i Eurogrupit Jean-Claude Juncker dhe Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi. Ata thanë se aftësia për të korrigjuar politikat fiskale të paqëndrueshme të qeverive individuale të Eurozonës, është e nevojshme.

Plani 7-faqesh duket se synon ta shtyjë Gjermaninë, ekonominë më të fuqishme të Eurozonës, drejt një integrimi fiscal më pranë, me kontinentin, përfshirë shitjen eventuale të eurobondebe të përbashkëta, që mbështeten nga blloku në tërësi, dhe jo nga qeveritë individuale.

Gjermania ka bërë rezistencë për krijimin e eurobondeve, me frikën se kosto e huamarrjes do të rritej dhe se vendet e prekura nga borxhet do të kishin më pak stimuj për të zgjidhur problemet e tyre financiare.

Propozimnet financiare për Eurozonën vijnë ndërsa Ministrat e Financave të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës, takohen sonte në Paris, për të diskutuar mbi krizën e borxhit.
XS
SM
MD
LG