Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës njoftoi se separatistët pro-rusë kanë rrëzuar një avion ushtarak transporti, duke shkaktuar vdekjen e të 49 njerëzve në bord.
Zyra e Prokurorit tha se avioni i forcave ajrore ukrainase Ilyushin-7640 u rrëzua sot në mëngjes.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, avioni me trupa dhe furnizime u rrëzua me mitralozë të kalibrit të madh.
Zyra e prokurorit tha se është hapur një hetim penal në bazë të ligjeve të anti-terrorizmit.
Presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko, publikoi një deklaratë me zotimin për të ndëshkuar personat përgjegjës. Ai tha se autorët e krimit do të marrin "përgjigjen e duhur".
Po sot, NATO-ja bëri publike fotografi që, sipas saj, tregojnë lëvizjet e tankeve pranë kufirit me Ukrainën, një ditë pas pohimeve të Departmentit të Shtetit se Rusia ka dërguar tanke dhe armë të tjera të rënda për separatistët në Ukrainë.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf tha dje se një autokolonë prej tre tankesh T-64, disa raketa-hedhës, dhe automjete të tjera ushtarake kanë kaluar kufirin pranë qytetit ukrainas Snizhne në tri ditët e fundit. Ajo e quajti këtë hap "të papranueshëm."