Lidhje

Ukrainë: 83 të vdekur nga i ftohti


Zyrtarët ukrainas të sektorit të shëndetësisë thonë se të paktën 83 vetë, pjesa më e madhe të pastrehë, kanë gjetur vdekjen këtë muaj nga temperaturat e ulëta.

Ukraina u përfshi këtë muaj nga rreshje të dendura dëbore në kryeqytetin e vendit, Kiev. Dje ekipet e ndihmës së shpejtë u mobilizuan për të nxjerrë makinat e bllokuara nën pirgjet e borës.

Moti i keq ka penguar edhe lëvizjen e anijeve të mallrave në brigjet e Krimesë. Ukraina ka hapur 1 mijë e 500 qendra strehimi për personat që nuk kanë ngrohje.

Ministria e Shëndetësisë thotë se afro 200 vetë janë shtruar në spital nga problemet e ekspozimit ndaj temperaturave tepër të ulëta.
XS
SM
MD
LG