Lidhje

Ukraina arreston një të dyshuar rus për vrasjen e një gazetari


Zyrtarët ukrainas kanë arrestuar një person që konsiderohet i dyshuar në vrasjen e redaktorit të revistës “Forbes” në gjuhën ruse, Paul Klebnikov në vitin 2004.

Shërbimi Shtetëror i Sigurisë i Ukrainës tha në një deklaratë të shtunën se kishte ndaluar një të dyshuar në Kiev, një rus që është në kërkim edhe për vrasje të tjera. Ukraina nuk e ka identifikuar të dyshuarin.

Klebnikov punonte si kryeredaktor i edicionit rus të “Forbes” kur u qëllua me plumb në kokë para zyrës së tij në Moskë më 9 korrik, 2004. Ai u plagos rëndë dhe vdiq në spital.

Ai kishte shkruar artikullin kryesor të një numri të revistës për Boris Berezovskyn, duke e akuzuar oligarkun rus që ishte dhe person i brendshëm i Kremlinit për një sërë marrëveshjes së dyshimta biznesi në nivele të larta.

Klebnikov e zgjeroi artikullin duke e kthyer në një libër të titulluar “Kumbari i Kremlinit: Boris Berezovsky dhe Plaçkitja e Rusisë”. Libri kishte në qendër Berezovsky, por i hidhte një vështrim më të gjerë korrupsionit në nivelet e larta, gjatë kohës së presidentit rus, Boris Yeltsin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG