Presidenti i përkohshëm i Ukrainës nënshkroi një dekret që anulon referendumin e planifikuar për bashkimin e Krimesë me Rusinë, por zyrtarët e Krimesë deklaruan se votimi do të zhvillohet sipas planit.
Presidenti i Përkohshëm Oleksandr Turçinov e nënshkroi dekretin sot, një ditë pasi parlamenti i Krimesë i mbështetur nga Moska votoi që gadishulli të bëhet pjesë e Rusisë dhe planifikoi një referendum për në 16 mars.
Zoti Turçinov e quajti referendumin e planifikuar një "farsë" dhe akuzoi ushtrinë ruse si organizatore të tij. Ai tha se parlamenti ukrainas do të mbrojë tërësinë dhe sovranitetin e vendit. Zoti Turçinov tha se parlamenti i Ukrainës do të fillojë procedurën për të shpërndarë parlamentin e Krimesë.
Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, tha sot se "askush në botën e qytetëruar" nuk do ta njohë rezultatin e referendumit.