Lidhje

Ukrainë: Protesta kundër arrestimit të ish kryeministres Timoshenko


Ukrainë: Protesta kundër arrestimit të ish kryeministres Timoshenko
Ukrainë: Protesta kundër arrestimit të ish kryeministres Timoshenko

Përkrahësit e ish kryeministres ukrainase Julia Timoshenko filluan një protestë për arrestimin e saj të ulur para gjykatës së Kievit.

Të paktën 100 përkrahës, përfshi anëtarë të parlamentit, ngritën 30 tenda sot dhe thanë se do të qëndrojnë aty derisa autoritetet të lirojnë ish udhëheqësen 50 vjeçare.

Zonja Timoshenko u arrestua në gjykatë të premten dhe u çua në një qendër burgimi ku kaloi natën.

Zonja Timoshenko u arrestua për përbuzje të akuzave të gjykatës pasi ajo përqeshi gjykatësin dhe dëshmitarët në çështjen për abuzim të pushtetit si kryeministre.

Prokurorët thonë se ajo nënshkroi një kontratë për importin e gazit me Rusinë në 2009 që ishte në disavantazh të Ukrainës dhe solli një humbje prej 190 milionë dollarësh.

XS
SM
MD
LG