Lidhje

Ukrainë, parlamenti miraton ligjin e amnistisë për protestuesit


Parlamenti i Ukrainës miratoi një masë e cila u ofron amnisti protestuesve të arrestuar gjatë demonstratave anti-qeveritare, por vetëm në qoftë se ata braktisin ndërtesat që i kanë pushtuar.

Ligjvënësit miratuan masën të mërkurën në mbrëmje, por opozita në parlament e kundërshtoi këtë veprim. Kreu i opozitës Arseniy Yatsenyuk e përshkroi si "të papranueshëm" kushtin që protestuesit të lirojnë ndërtesat.

Protestat në Ukrainë filluan në nëntor, pasi Presidenti Viktor Janukoviç hoqi dorë nga nënshkrimi i një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

Presidenti rus Vladimir Putin premtoi të mërkurën se edhe nëse opozita vjen në pushtet në Ukrainë, Moska do të mbaj premtimin e saj për dhënien e një kredie prej 15 miliardë dollarësh Ukrainës së bashku me një zbritje të konsiderueshme të çmimit të gazit natyror.
XS
SM
MD
LG