Lidhje

Policia ndërhyn kundër protestuesve në Kiev


Qindra policë ukrainas sot herët ndërhynë në kampet e protestuesve në Kiev, duke u përleshur me protestuesit anti-qeveritarë dhe duke shkatërruar çadrat e improvizuara.
Dëshmitarët e cituar nga agjencia e lajmeve Reuters thonë se një këngëtar ukrainas në skenë i bëri thirrje me altoparlant policisë të mos zbatojë urdhërat e tyre dhe të mos dëmtojë protestuesit.

Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi një deklaratë duke shprehur "pakënaqësinë" me veprimet e autoriteteve të Ukrainës të cilët përdorën buldozerët dhe policinë e armatosur me shkopinj gome, në vend se të, siç ka thënë Sekretarit i Shtetit John Kerry, "respektojnë të drejtat demokratike dhe dinjitetin njerëzor."

Sekretari Kerry tha se "respekti për parimet demokratike, duke përfshirë lirinë e grumbullimit" është themelorë në qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj gjendjes në Ukrainë. Ai tha se këto vlera janë universale, jo vetëm amerikane. Ai bëri thirrje për "përmbajtje maksimale" dhe tha se jeta e njeriut duhet të mbrohet.

Goditja ndaj protestuesve ndodhi disa orë pasi shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton dhe Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland u takuan në Kiev me udhëheqës të lartë të qeverisë dhe të opozitës në një përpjekje për të lehtësuar krizën. Më vonë, zonja Ashton eci nëpër shesh për të parë protestat dhe foli me gazetarët.
XS
SM
MD
LG