Lidhje

21 të vrarë në përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Ukrainë


Zjarri dhe granata tymuese përfshinë qendrën e kryeqytetit ukrainas sot herët ndërkohë që policia speciale filloi një operacion në njërin nga kampet kryesore të protestuesve të opozitës pas përleshjeve në të cilat u vranë të paktën 21 njerëz, duke përfshirë shtatë policë.

Policia dhe përfaqësuesit e opozitës thonë se shumë njerëz u vranë nga të shtënat me armë zjarri dhe qindra të tjerë janë plagosur. Dhjetra protestues të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Kreu i opozitës ukrainase Vitali Klitschko u bëri thirrje demonstruesve pro-perëndimor të pushtojnë Shehin e Pavarësisë në Kiev për të mbrojtur pozitat e tyre. Ai paralajmëroi gratë dhe fëmijët që të largohen nga zona.

Më vonë, zoti Klitschko mbajti një takim urgjent me Presidentin Viktor Janukoviç në një përpjekje për të zgjidhur krizën vdekjeprurëse, më e përgjakshmja që kur Ukraina fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Në takim nuk arrit asnjë marrëveshje për qetësimin e situatës. Zoti Klitschko tha se Presidenti ukrainas kishte kërkuar që protestuesit t’i japin fund protestave dhe ta lirojnë sheshin.

Ai i tha faqes së internetit Ukrainska Pravda se “nuk sjellë asgjë të mirë nga bisedimet”.
XS
SM
MD
LG