Lidhje

Ukrainë: Shtohen tensionet në rajonin e Krimesë


Ukraina sot akuzoi Rusinë për dërgimin e mijëra trupave shtesë në Krime dhe vendosi në gjendje të lartë gatishmërie ushtrinë e saj në gadishullin e Detit të Zi që duket se po del jashtë kontrollit të Kievit. Ukraina thotë se nuk do të veprojë me forcë kundër "provokimeve" të Rusisë në Krime, rajoni jugor ukrainas që ka lidhje të ngushta me Rusinë, duke i bërë thirrje Rusisë të ndalë të gjitha lëvizjet ushtarake në këtë zonë. Kryeministri ukrainas Arsenly Yatsenyuk tha sot se vendi i tij nuk do të tërhiqet në një konflikt ushtarak me Rusinë. Lëvizjet ushtarake në Krime nxitën reagimin e Presidentit amerikan Barak Obama, i cili paralajmërojë Rusinë të mos shkelë integritetin territorial të Ukrainës. Ndërkohë, sot mijëra protestues pro-rus në qytetin lindor Kharkiv të Ukrainës sot protestuan kundër qeverisë së re në Kiev dhe kërkuan ribashkimin me Rusinë.

Sot është dita e dytë që ushtarët patrullojnë në rrugët e rajonit të Krimes.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Arrott thotë se ushtarë të paidentifikuar dhe mjete ushtarake janë shfaqur në rajonin e Krimesë, jashtë bazës së tyre lokale. Ajo tha se të paktën dhjetëra ushtarë sot janë vendosur jashtë ndërtesës së parlamentit në Simferopol.

Rusia thotë se lëvizjet e trupave të saj në Krime janë në përputhje me marrëveshjen me Ukrainën, në bazë të së cilës ajo ka marrë me qera një bazë detare në Sevastopol.

Prania e trupave ruse në Krime ka zemëruar udhëheqësin e përkohshëm të Ukrainës, i cili i quajti veprimet ruse "agresion të hapur."

"Ata po na provokojnë me një konflikt të hapur ushtarak. Sipas shërbimeve tona të zbulimit, ata po përpiqen të zbatojnë një skenar të ngjashëm me atë në Abkhazi, ku përmes provokimeve për konflikt ata filluan të aneksonin territorin."

Lëvizja ushtarake në Krime nxiti reagimin e Presidentit amerikan Barak Obama, i cili dje paralajmërojë Rusinë të mos e shkelë integritetin territorial të Ukrainës.

"Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me bashkësinë ndërkombëtare duke afirmuar se çdo ndërhyrje ushtarake në Ukrainë do të ketë pasoja. Ngjarjet e muajve të fundit na kujtojnë se sa e vështirë mund të jetë demokracia në një vend me ndarje të thella, por populli ukrainas gjithashtu na ka kujtuar se njerëzit duhet të kenë të drejtën universale për të zgjedhur të ardhmen e tyre."

Ndërkohë, mijëra protestues pro-rus në qytetin lindor Kharkiv të Ukrainës sot protestuan kundër qeverisë së re në Kiev dhe kërkuan ribashkimin me Rusinë.

“Territori ynë duhet të bëhet pjesë e asaj që ka qenë Bashkimi Sovjetik. Kjo është kërkesa jonë, për këtë arsye ne jemi këtu”, thotë aktivistja Elena Borovaya.

Ukraina sot akuzoi Rusinë për dërgimin e mijëra trupave shtesë në Krime dhe vendosi në gjendje të lartë gatishmërie ushtrinë e saj në gadishullin e Detit të Zi që duket se po del jashtë kontrollit të Kievit. Agjencia ruse e lajmeve RTA thotë se autoritetet pro-ruse në këtë rajon me shumicë ruse dhe flota ruse e Detit të Zi kanë rënë dakord të ruajnë ndërtesat e rëndësishme. Kryeministri i rajonit të Krimesë Sergei Aksyonov tha se personeli i flotës ruse tashmë është dislokuar në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG