Lidhje

Pasagjerja detyron një avion amerikan të kryejë ulje emergjence


Një pasagjere, e cila tha se kishte në trup një pajisje të vendosur në mënyrë kirurgjikale, detyroi dje një avion amerikan pasagjerësh të nisur nga Parisi të kryente një ulje emergjence.

Dy avionë luftarakë amerikanë, F-15, shoqëruan aeroplanin me numër fluturimi 787 të kompanisë US Airways gjatë një uljeje sigurie në Bangor, të shtetit Mein. Avioni ishte drejtuar për në Sharlotë, të Karolinës së Veriut.

Një pasagjere franceze e lindur në Kamerun, i dha një shënim njërës prej asistenteve të fluturimit, ku thuhej se ajo kishte një pajisje të transplantuar në brendësi të trupit të saj. Ajo po udhëtonte e vetme dhe nuk kishte asnjë bagazh të kontrolluar.

Mjekët ekzaminuan gruan në Mein, por ata thanë se nuk gjetën ndonjë gjurmë ose shenjë të ndonjë operacioni të fundit. Ajo iu dorëzua FBI-së.

FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare kanë paralajmëruar linjat ajrore se terroristë me bomba të futura kirurgjikisht në trupin e tyre mund të përpiqen të hyjnë në avionë me fluturime të lidhura me SHBA-në.
XS
SM
MD
LG