Shqetësim për kërkimet e naftës në Ulqin
Kërkimet e paralajmëruara për naftë dhe gaz në bregdetin e Ulqinit kanë shkaktuar reagime. Ambientalistët shprehin shqetësimin se kjo mund të rrezikojë qytetarët dhe turizmin, ndërsa zyrtarët thonë se në kërkime do të përdoren standardet më të larta për mbrojtjen e njerëzve dhe mjedisit.