Takimi i nivelit të lartë të OKB-së për Klimën filloi sot me Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-moon që i bëri thirrje vendeve të miratojnë një “kurs të ri” për të mbrojtur ambjentin.
Zoti Ban bëri thirrje për pakësimin e çlirimit të gazeve që shkaktojne efektin sere duke thënë se bota duhet të jetë me nivel neutral të karbonit deri në fund të shekullit të 21-të.
Udhëheqës nga 125 vende janë në takimin një-ditor ndërsa aktivistët ambjentalist kërkojnë të shfrytëzojnë momentin për të miratuar një marrëveshje globale për të pakësuar emetimin e gazit në konferencën e Parisit në fund të vitit 2015.