Lidhje

Konferencë për të drejtën e grave për arsimim


UNESCO mbajti sot një konferencë për mbrojtjen e të drejtës së grave për t’u arsimuar, dy muaj pasi nxënësja pakistaneze Malala Yousafzai u qëllua me armë nga talebanët ngaqë i doli në mbrojtje të drejtës së grave për t’u arsimuar.

Mbarë bota u trondit nga kjo ngjarje. Konferenca u organizua nga UNESCO, në bashkëpunim me Pakistanin dhe në të mori pjesë edhe Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, i cili mbështeti idenë e një Pakistani me të ardhme përparimtare, kundër forcave të errëta.

Zoti Zardari tha se e kishte vizituar Malalën në spital para dy ditësh dhe se gjendja e saj ishte përmirësuar. Presidenti pakistanez tha se: “Shërimi i Malalës është simbol i qëndresës së popullit tim të mrekullueshëm”.
XS
SM
MD
LG