Lidhje

Universitetet shqiptare marrin të parin vlerësim të pavarur ndërkombëtar


Universitetet shqiptare marrin të parin vlerësim të pavarur ndërkombëtar
Universitetet shqiptare marrin të parin vlerësim të pavarur ndërkombëtar

Ministria e arsimit dhe qendra për zhvillimin e arsimit të lartë publikuan sot në Tiranë rezultatet e një projekti për renditjen e universiteteve shqiptare. Drejtori i projektit, Frank Ziegele, tha se studimi nxjerr në dritë shumë përmasa dhe vlera të universiteteve shqiptare, problemet dhe ndryshimin e tyre në të ardhmen.

“Para së gjithash projekti synon që të informojë studentët dhe të ndihmojë ata që të bëjnë zgjedhjen e tyre për atë universitet që duan, gjë që nuk është një zgjedhje e lehtë. Studentët kanë shumë parapëlqime, universitetet kanë shumë degë. Në këtë studim nuk gjendet përgjigja se cili universitet është më i miri, por për të gjithë ka shumë të dhëna” - tha ai.

Zbulimi kryesor i këtij studimi është fakti që të gjithë universitetet shqiptare janë në rrugën e duhur dhe ndjekin standartet europiane të arsimit të lartë, por natyrisht ka edhe shumë sfida sepse askund nuk ka sisteme arsimore të përsosura, pohuan ekspertët. Eksperti i projektit, Gero Federkeil, vlerësoi faktin që arsimi shqiptar ka marrë tashmë një kahje europiane. “Më e rëndësishmja është që me këtë vlerësim të ri shqipëria është e para në rajon që tregon se është e lidhur me zhvillimet e arsimit europian. Këtu po ndiqen të njëjtat rrugë si në Gjermani, Austri, Spanjë, Hollandë apo Zvicër.

Kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria ka nevojë për investime në arsim më shumë se cdo vend tjetër, por njëkohësisht “akademikët dhe studentët duhet të kërkojnë më shumë cilësi”. Nga ana tjetër, “edhe renditja apo rankimi duhet të jetë periodike për universitetet, sepse vlerat akademike janë të ndryshueshme” - tha ai.

Shqipëria ka aktualisht universitete publike në pothuaj cdo qytet të madh dhe një numër të konsiderueshëm universitetesh private në kryeqytet, por për punën e gjithë këtyre njësive akademike akademike universitare ka vlerësime dhe paragjykime nga më të ndryshme gjatë tranzicionit. Analistë të cështjeve sociale pohojnë se numri i universiteteve në Shqipëri është i rritur mjaft, gjë që ka sjellë edhe një ulje të cilësisë së studimeve dhe disiplinës shkencore. Vëzhgues të ndryshëm kanë të dhëna se një numër jo i vogël studentësh ndjekin formalisht studimet, me qëllimin e vetëm për të marrë diplomën me rezultate minimale.

Kjo është hera e parë që universitetet shqiptare marrin një vlerësim të pavarur nga agjenci ndërkombëtare mbi cilësinë e punës së tyre dhe mbi perceptimet që ekzistojnë në shoqëri mbi arsimin e lartë.

XS
SM
MD
LG