Lidhje

Uragani Sandy vazhdon të përparojë


Bregdeti lindor i SHBA-së po përgatitet për Uraganin Sandy, me parashikimet që sugjerojnë se stuhia mund të kombinohet javën e ardhshme me sisteme moti të tjera, duke krijuar një stuhi shumë të fuqishme.

Ky fenomen i pazakontë moti dhe parashikimet për mbërritjen e tij rreth festës së Halloween-it kanë bërë që ekspertët t’i referohen atij si "Frankenstorm".

Uragani Sandy përfshiu ishujt Bahamas sot në mëngjes, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe përmbytur rrugët por nuk ka njoftime të menjëherëshme për viktima. 28 vetë kanë humbur jetën për shkak të stuhisë ndërsa ajo lëvizi në Karaibe.

Sandy goditi Kubën si një stuhi e kategorisë së dytë dje me erëra që kapin shpejtësinë 170 kilometra në orë, duke rrëzuar shtëpi, shkatërruar çati dhe duke shkaktuar vdekjen e 11 personave.

“Uragani ishte shumë i madh. Nuk kam parë kurrë më parë një gjë të tillë në 54 vjet. Ishte e tmerrshme, çatitë fluturonin gjithandej”.

Sipas njoftimeve nëntë vetë kanë gjetur vdekjen në Haiti dhe një në Xhamaika. Në të dyja vendet ka pasur përmbytje të mëdha. Dje metereologia Gloria Ceballos tha se efektet e uraganit Sandy do të vazhdojnë edhe një ditë në ishullin e Hispanolës që është i ndarë.
XS
SM
MD
LG