Lidhje

Urdhëra për maska dhe masa më të rrepta në disa shtete amerikane


Policia fillon mbylljen e rrugëve në orën 8 të darkës në Miami Beach, Florida

Rastet e reja të infektimit dhe të vdekjeve nga koronavirusi vazhdojnë të rriten në Shtetet e Bashkuara, duke i shtyrë zyrtarët të ndërmarrin veprime të cilave u patën rezistuar më parë.

Policia në Miami Beach, Florida, filloi të zbatonte mbrëmjen e së shtunës masat e reja të shtetrrethimit.

Urdhra për maska e masa të tjera përballë pandemisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:56 0:00

"Pra, po shpresojmë se duke e mbyllur më herët, ulet realisht ritmi dhe u lejohet njerëzve të shkojnë në shtëpi, të kthehen në hotelet e tyre, dhe ndoshta të mbajnë të sigurt të gjithë të tjerët rreth tyre, të gjithë të tjerët në qytetin tonë", thotë Ernesto Rodriguez, zëdhënës i Departamentit të Policisë në Miami Beach.

Ligjvënësja Donna Shalala, e cila përfaqëson Miami Beach në Kongres, po bën thirrje për veprime edhe më të ashpra për të ndalur përhapjen.

"Është plotësisht jashtë kontrollit. Duhet të mbyllemi në Florida. I kemi kërkuar guvernatorit të bëjë këtë. Madje kemi kërkuar që ai të bëjë gjënë më të thjeshtë - të urdhërojë mbajtjen e maskave për të gjithë. Ai nuk e ka bërë këtë", thotë Donna Shalala, ligjvënëse demokrate.

Numrat në rritje të rasteve të reja kanë detyruar guvernatorët e tjerë të urdhërojnë mbajtjen e maskave, urdhër të cilit i patën rezistuar.

"Ne kemi ndërmarrë hapin e mëtejshëm të urdhërimit të mbajtjes së maskave në të gjithë shtetin. Nuk është diçka që e kam dashur, por është diçka që mund ta bëjnë të gjithë për të lehtësuar presionin mbi spitalet tona, për të na dhënë një shpresë për ta ulur nivelin e rasteve", thotë Asa Hutchinson, guvernatori republikan i Arkansasit.

Presidenti Donald Trump thotë se ai nuk do të urdhërojë mbajtjen e maskave në të gjithë vendin. Në një intervistë ekskluzive në kanalin Fox News të dielën, ai përmendi këshillat kontradiktore për maskat të dhëna gjatë ditëve të para të pandemisë.

Të gjithë thoshin mos vishni maska. Papritmas, të gjithë duhet të mbajnë një maskë, dhe siç e dini maskat shkaktojnë edhe probleme. Sidoqoftë, unë besoj tek maska. Mendoj se maskat janë të mira, por ua lë në dorë guvernatorëve", tha Presidenti Donald Trump.

Për t'u marrë me pasojat ekonomike të virusit, Kongresi pritet që këtë javë të punojë për një tjetër paketë stimuli ekonomik për shkak të koronavirusit. Ligjvënësit janë nën presion për të vepruar shpejt sepse po u afrojnë pushimet që bëhen gjatë muajit gusht.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG