Një tërmet me fuqi prej 7.1 shkallësh, tronditi pjesën më të madhe të Kalifornisë, duke plasaritur ndërtesat, duke shkaktuar zjarre e çarje rrugësh dhe duke lënë prapa edhe disa të lënduar, ndërsa sizmologët paralajmërojnë së dridhje të reja priten për disa ditë nëse jo edhe javë.
Tërmeti i së premtes mbrëma i paraprirë nga tërmeti prej 6.4 ballësh i së enjtes në shkretëtirën Mojave, ishte tërmeti më i madh që goditi Kaliforninë Jugore në 20 vjet, ndërsa u pasua nga një sërë dridhjesh të mëdha dhe të vogla, duke përfshirë disa me më shume se 5 ballë.
Lucy Jones, sizmologe nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, tha se ka mundësi që të ketë dridhje të reja në zonë.
Tërmeti i së premtes e kishte epiqendrën rreth 11 kilometra nga qyteti Ridgecrest, zonën e njëjtë ku goditi tërmeti i së enjtes.
Tërmeti i ndje deri në Sacramento në veri, deri në Las Vegas në Lindje dhe deri në Meksiko në jug.
Zona përreth Ridgecrestit, që po përpiqej të ripërtërihej nga tërmeti i mëparshëm, u godit sërish, mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike dhe pati raportime për ndërtesa të dëmtuara.
Shefi i policisë në Ridgecrest, tha se pati “vetëm lëndime të lehta”.
Facebook Forum