Lidhje

Intensifikohen konfliktet tregtare SHBA-Kinë


Konfliktet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po intensifikohen, ndërkohë që Uashingtoni po ankohet lidhur me pjesët e këmbimit të makinave te prodhimit kinez, kurse Pekini ka bërë ankesë lidhur me një tarifë të re ligjore të Shteteve të Bashkuara.

Sot, Kina u ankua tek Organziata Botërore e Tregtisë ku akuzoi Shtetet e Bashkuara se gjoja pa të drejtë po i ngrene tarifat për 30 prodhime, përfshirë rrotat e makinave dhe pajisjeve të kuzhinës.

Veprimi i Pekinit ndodhi pasi përfaqësuesit amerikan i tregtisë paraqiti një ankesë kundër tregtisë së Kinës mbi subvencionet që ajo i bën industrisë së makinave.
Pritet që Presidenti amerikan Barak Obama të flasë mbi këtë ankesë gjatë një ndalese të fushatës së tij në shtetin e Ohios.
XS
SM
MD
LG