Lidhje

Komandanti amerikan zotohet për luftë kundër ISIS-it


Forcat amerikane në Afganistan janë zotuar përsëri se do ta mundin grupin militant Shteti Islamik, tha për Zërin e Amerikës komandanti i trupave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan gjenerali General John Nicholson.

Ai tha se plani i ISIS-it për të krijuar një “kalifat” në Afganistan është zmbrapsur nga forcat afgane dhe ato amerikane.

“Shteti Islamik u përpoq të krijonte një kalifat në Afganistan. Ata deklaruan se Xhalalabadi do të ishte kryeqyteti dhe se do të merrnin kontrollin e Nangarharit, por kanë dështuar në këtë përpjkje të tyren”, tha gjenerali Nicholson.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG