Lidhje

SHBA: Zyrtarët e kundërzbulimit nuk shohin shenja të ISIS-it, al-Kaidës në kufirin jugor


Zyrtarët amerikanë të kundërterrorizmit po u qëndrojnë vlerësimeve të tyre se grupe terroriste si Shteti Islamik dhe al-Kaida nuk po përpiqen në mënyrë aktive të fusin fshehtas operativë në vend nga Meksika, megjithë pretendimet e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare se "kërcënimi është real".

"Nuk shohim ndonjë provë se ISIS-i ose grupe të tjera terroriste po përpiqen të depërtojnë në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara", i tha Zërit të Amerikës në nëntor nkë zyrtar i kundërterrorizmit, por duke e pranuar ekzistencën e "dobësive në kufijtë veriorë dhe jugorë".

Të kontaktuar përsëri para fjalimit të Presidentit Donald Trump të martën në mbrëmje lidhur me atë që Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar vazhdimisht si "krizë" në kufirin jugor, zyrtarët thanë se nuk ka informacion të ri që do të ndryshonte vlerësimin e tyre.

Ky qëndrim duket se bie ndesh me atë të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, që vazhdimisht kanë theksuar rrezikun nga të dyshuarit për terrorizëm ditët e fundit, ndërsa administrata është përpjekur të argumentojë nevojën për një mur përgjatë kufirit me Meksikën.

"Kërcënimi është real. Numri i personave të hasur në kufirin jugor që janë të përfshirë në listën e terrorizmit, është rritur dy vitet e fundit", shkruante Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen të hënën në mbrëmje në Twitter.

"Numri i saktë është informacion sekret de detajet janë jashtazkonisht sekrete", shtoi ajo.

Zyrtarët e Departmentit të Sigurisë Kombëtare kanë thënë vazhdimisht se ndalojnë hyrjne në Shtetet e Bashkuara të mesatarisht rreth 10 personave në ditë dhe mbi 3 mijë 700 për vitin fiskal 2017.

Sipas Departamentit "shumica e këtyre individëve përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara me avion, por duhet të përqendrohemi edhe tek ndalimi i atyre që përpiqen të hyjnë nga toka".

Por të dhënat nga Agjencia e amerikane e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, U.S. Customs and Border Protection (CBP), që u publikuan për herë të parë nga NBC News, tregojnë se këto shifra duket të jenë të ulëta.

Nga 1 tetori 2017 deri më 31 Mars 2018, kjo agjenci tha se ka hasi 41 vetë në pikat kufitare përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës , që ishin përfshirë në listën e terrorizmit. Përveç gjashtë prej tyre, të gjithë të tjerët ishin ose qytetarë amerikanë, ose banorë të përhershëm.

Ndërsa në kufirin verior me Kanadanë, ishin kapur 91 vetë nga lista, përfshirë 41 nuk ishin qytetarë amerikanë ose banorë të ligjshëm.

FILE - A U.S. Customs and Border Protection officer walks along a wall at the border between Mexico and the United States, as seen from San Diego, California, Nov. 25, 2018.
FILE - A U.S. Customs and Border Protection officer walks along a wall at the border between Mexico and the United States, as seen from San Diego, California, Nov. 25, 2018.

Por zyrtarët e Sigurisë Kombëtare këmbëngulin se kërcënimi është më i madh, duke përmendur ndalimin në kufirin jugor të 3 mijë vetëve të ashtuquajtur "të huaj me interes të veçantë", të përshkruar si individë që ndoshta kanë lidhje me terrorizmin.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit e mbrojtën vlerësimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

"Terroristët transkombëtarë në Hemsiferën Perëndimore paraqesin një rrezik urgjent për amerikanët", shkruante në Twitter Zëvendës Zëdhënësi, Robert Palladino.

"ISIS, al-Kaida dhe Hezbullahu libanez veprojnë kudo ku mund të gjejnë rekrutë, mbështetje, veprojnë të pakontrolluar dhe ndjekin axhandat e tyre terroriste. Kufiri ynë jugor vazhdon të jetë i ekspozuar ndaj tranzitit të terroristëve të mundshëm", vazhdonte ai.

Zyrtarët e zbulimit amerikan, kanë paralajmëruar prej kohësh se Hezbollah, një grup shiit terrorist që mbështetet nga Irani, ka operativë në Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Dhe megjithëse tërheq vëmendjen se nuk ka prova se Shteti Islamik dhe al-Kaida po përpiqen të hyjnë në SHBA nga Meksika, vlerësimi i kundërterrorizmit amerikan në kufirin jugor, nuk i përjashton rreziqet e mundshme nga Hezbollahu ose Irani.

Departamenti i Sugurisë Kombëtare nuk u është përgjigjur pyetjeve për natyrën e rrezikut nga grupe të lidhura me Iranin. Departamenti i Shtetit i tha Zërit të Amerikës, që t'ia drejtonte pyetjet Departamentit të Sigurisë Kombëtare por e drejtoi gjithashtu tek raporti i tij përvitshëm për terrorizmin për vitin 2017, 2017 Country Reports on Terrorism.

"Në fund të vitit, nuk kishte prova të besueshme se grupe terroriste ndërkombëtar kanë ngritur baza në Meksikë, apo se kanë punuar me kartele meksikane të drogës, apo dërguar operativë përmes Meksikës në Shtetet e Bashkuara", njoftonte raporti. At year's end there was no credible evidence indicating that international terrorist groups have established bases in Mexico, worked with Mexican drug cartels, or sent operatives via Mexico into the United States," the report stated.

"Kufiri jugor i Shteteve të Bashkuara mbetet i ekspozuar ndaj tranzitit të mundshëm të terroristëve, megjithëse grupe terroriste ka gjasa të kërkojnë mënyra të tjera për të hyrë në Shtetet e Bashkuara", shton raporti.

FILE - A migrant jumps the border fence to get into the U.S. side to San Diego, Calif., from Tijuana, Mexico, Jan. 1, 2019.
FILE - A migrant jumps the border fence to get into the U.S. side to San Diego, Calif., from Tijuana, Mexico, Jan. 1, 2019.

​Por disa ish-zyrtarë thonë se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare, argumentojnë se Shtëpia e Bardhë dhe Departmenti i Sigurisë Kombëtare po e ekzagjerojnë naturën e rrezikut terrorist përgjatë kufirit jugor, për përfitime politike.

"Një krizë e tillë nuk ekziston", shkruante Nicholas Rasmussen, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare për Kundërterrorizmin për forumin Just Security.

"Nuk ka valë operativësh terroristë që pret të hyjë nga toka në Shtetet e Bashkuara. Nuk është aspak e vërtetë", tha ai.

"Kushdo që është në pushtet që përdor këtë argument për të konsoliduar mbështetjen për ndërtimin e murit ose barrierave të tjera përgjatë kufirit jugor, ka gjasa që mbjell frikë dhe me vetëdije gënjen popullin amerikan", shton zoti Rasmussen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG