Lidhje

Raporte të reja për ekonominë amerikane


Njoftimet e sotme japin dy pamje të ndryshme të ekonomisë amerikane. Sipas disa treguesve, gjatë qershorit sektori i shërbimeve është rritur me ritmin më të ngadaltë të tre viteve të fundit.

Ekonomistët i ndjekin me interesim këto të dhëna, pasi shërbimet përbëjnë sektorin më të madh të ekonomisë amerikane. Por sipas një raporti tjetër të qeverisë, deficiti tregëtar u keqësua në maj, pasi kërkesa për më shumë mallra bëri që importet të rriten me 4 miliardë dollarë. Rritja e ngadaltë në vendet e tjera, bëri që eksportet amerikane të shënojnë rënie të lehtë.

Dy raportet po ashtu tregojnë se tregu i punës po përmirësohet. Papunësia zyrtare për muajin qershor pritet të bëhet e ditur nga qeveria të premten. Shumë ekspertë parashikojnë që papunësia do të ulet me 0,1 për qind, për të arritur në 7,5 për qind.
XS
SM
MD
LG