Lidhje

Disa nga çështjet që shënuan fitore në zgjedhje


Në total, votuesit amerikanë kanë votuar për më shumë se 170 propozime të hedhura në fletëvotime në 50 shtetet amerikane

Mbështetësit e legalizimit të martesës për homosoksualët dhe ata që mbështesin legalizimin e përdorimit të mariuhanës kanë shënuar fitore në votimet e së martës në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Shteti verilindor i Meinit dhe ai i Merilendit u bënë të parët që miratuan propozimin për legalizimin e martesave të homoseksualëve përmes votës popullore. Gjashtë shtete amerikane dhe kryeqyteti, Uashingtoni, kanë miratuar ligje për legalizimin e martesave e homoseksualëve, por miratimi i tyre është bërë përmes ligjvënësve ose gjykatave.

Këto ishin votimet e para popullore për legalizimin e martesave të homoseksualëve që kur presidenti Barak Obama njoftoi mbështetjen e tij për legalizimin e tyre në fillim të këtij viti.
Martesa mes homoseksualëve ishte një prej çështjeve në fletëvotim edhe në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit, ndërkohë që Minesota po voton për një propozim për ta ndaluar me kushtetutë martesën me homoseksualëve.

Shtetet e Uashingtonit dhe Kolorados miratuar gjithashtu legalizimin e prodhimit, shitjes dhe përdorimrit të mariuhanës për përdorim personal. Por miratimi i këtyre propozimeve bie ndesh me ligjin federal i cili e ndalon përdorimin e kësaj droge.

Merilendi ka miratuar edhe nismën për të lejuar imigrantët e paligjshëm të paguajnë për studimet si studentë tjerë që jetojnë brenda shtetit.

Në total, votuesit amerikanë kanë votuar për më shumë se 170 propozime të hedhura në fletëvotime në 50 shtetet amerikane. Propozime të tilla në përgjithësi hidhen në fletëvotime kur një numër i mjaftueshëm votuesisht nënshkruajnë peticione në mbështetje të tyre.
XS
SM
MD
LG