Lidhje

Agjencitë mbikëqyrëse të Etikës po humbasin fuqinë në epokën Trump


Stephanie Grisham, spokesperson for first lady Melania Trump, reacts with White House senior advisor Kellyanne Conway (R) after arriving for a campaign rally with U.S. President Donald Trump in Orlando, Florida, U.S., June 18, 2019.

Javën e kaluar, Zyra e Prokurorit të Posaçëm, një agjenci mbikëqyrëse pak e njohur e qeverisë, deklaroi se Kellyanne Conway kishte shkelur disa herë aktin federal Hatch dhe i rekomandoi Presidentit Donald Trump ta shkarkonte atë nga detyra.

Kellyanne Conway
Kellyanne Conway

Conway kishte përdorur pozitën e saj si këshilltare presidenciale për të kritikuar ashpër kandidatët demokratë në intervista për mediat, një shkelje e qartë e ligjit, i cili i ndalon punonjësit e qeverisë të angazhohen në veprimtari politike në punë.

Kjo ishte thirrja e dytë e Prokurorit të Posaçëm (i cili nuk ka lidhje me Prokurorin e Posaçëm Mueller) për masë disiplinore kundër zonjës Conway, por presidenti Trump i qëndroi pranë këshilltares së tij të vjetër.

Kellyanne Conway/ Trump
Kellyanne Conway/ Trump

"Nuk do ta shkarkojë," tha presidenti Trump në programin televiziv Fox and Friends. "Unë mendoj se ajo është një njeri i përsosur. Më duket se po përpiqen t’i heqin të drejtën e fjalës së lirë".

Zyra e Prokurorit të Posaçëm është parë dikur si një vëzhgues i fuqishëm. Nën administratën e ish presidentit Barak Obama, agjencia zbuloi se dy sekretarë të kabinetit qeveritar kishin kryer shkelje të aktit Hatch. Të dy shprehën keqardhje. Në epokën e Trump-it megjithatë, aftësia e agjencisë për të mbajtur të përgjegjshëm zyrtarë të lartë qeveritarë po vihet në provë.

"Ata po përballen me sfida të pashembullta nga zyrtarët e administratës që në thelb po thonë, 'Ne nuk do të respektojmë vendimet tuaja", thotë Meredith McGehee, drejtoreshë ekzekutive e Projektit për Mbikëqyrjen e Qeverisë. "Është shumë e rrezikshme që këto agjenci mbikëqyrëse të mos jenë në gjendje të zbatojnë në mënyrë efektive ligjin".

Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë kritika të tilla.

"Shtëpia e Bardhë i trajton seriozisht parimet e mishëruara në Aktin Hatch dhe ka vazhduar të marrë hapa për të siguruar pajtueshmërinë me këtë ligj," deklaroi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone javën e

kaluar në përgjigje të ankesës së Prokurorit të Posaçëm ndaj këshilltares Conway.

E krijuar pas reformave gjithëpërfshirëse në Kongres për të rikthyer besimin tek qeveria pas skandalit të Watergate në vitet 1970, Zyra e Prokurorit të Posaçëm dhe Zyra e Etikës Qeveritare janë mbikëqyrësit kryesor të qeverisë amerikane (shumica e agjencive kanë gjithashtu inspektorë të përgjithshëm që hetojnë mashtrimet keqpërdorimet dhe abuzimet.

Përveç aplikimit të aktit Hatch për ta mbajtur politikën jashtë sektorit publik, zyra e Prokurorit të Posaçëm zbaton një tjetër ligj që mbron punonjësit që bëjnë të ditura shkelje të paligjshme apo sjellje të pahijshme të qeverisë.

Mandati i Zyrës për Etikën Qeveritare është i ndryshëm: ai synon të sigurojë që punonjësit të shmangin konfliktet e interesit. Zyra e bën këtë duke kërkuar deklarime financiare - dhe nganjëherë detyron shitjen e pronave të biznesit personal - nga zyrtarët e lartë dhe kandidatët presidencialë.

Të dy agjencitë, në pjesën më të madhe, kanë mbajtur burokracinë e qeverisë prej 2.5 milionë punonjësish në kontroll, duke siguruar që shkelësit të disiplinohen ose, në raste flagrante, të pushohen nga puna.

Sipas Zyrës për Etikën Qeveritare, në vitin 2017, agjencitë qeveritare morën masa disiplinore ndaj 1,235 punonjësve për shkelje të standardeve të sjelljes dhe referuan 69 raste në Departamentin e Drejtësisë për ndjekje të mundshme penale.

Në vitin 2018, Zyra e Prokurorit të Posaçëm mori masa disiplinore kundër gjashtë punonjësve qeveritarë. Një punonjës i shërbimeve postare u pushua nga puna, ndërsa një punonjës i Imigracionit dhe Doganave ra dakord të jepte dorëheqjen për shkelje të përsëritshme të aktit Hatch.

Megjithatë, të dy agjencive iu është dashur të luftojnë gjatë viteve me kufizimet e vendosura në aftësinë e tyre për të zbatuar rregullat e etikës.

Për të marrë masa disiplinore kundër një punonjësi të zakonshëm, Zyra e Prokurorit të Posaçëm zakonisht paraqet një ankesë në Bordin e Mbrojtjes së Sistemeve të Meritave.

Por në rastet që përfshijnë zyrtarë të lartë, siç është Conway, Prokurori i Posaçëm mund të bëjë vetëm një rekomandim tek presidenti për masë disiplinore.

E njëjta vlen edhe për Zyrën e Etikës Qeveritare. Agjencia mund të rekomandojë vetëm që një i emëruar zyrtar ose presidencial të likuidojë prona të caktuara për të shmangur konfliktet e interesit. Por nuk mund ta detyrojë atë të veprojë.

"Kur flasim për problemet e zbatimit të ligjit me këto agjenci, mendoj se flasim në mënyrë specifike për punonjësit qeveritarë të nivelit më të lartë," thotë Liz Hempowicz, drejtoreshë e politikës publike në Projektin mbi Mbikëqyrjen e Qeverisë.

Pas zgjedhjeve të vitit 2016, presidenti Trump kundërshtoi rekomandimin e Zyrës së Etikës Qeveritare për të shitur pasuritë e tij të biznesit përpara se të merrte postin në Shtëpinë e Bardhë. Në vend të kësaj, ai e kaloi kontrollin e kompanisë së tij tek dy djemtë e tij duke ruajtur pronësinë, duke e bërë atë, sipas disa ekspertëve të etikës, presidentin që bie më shumë ndesh me ligjin në historinë amerikane.

Zyra e Prokurorit të Posaçëm kishte sukses më të madh në detyrimin e zyrtarëve të tjerë të administratës Trump për të zbatuar ligjin, duke përfshirë dhëndrin e presidentit Trump dhe këshilltarin e tij të lartë Jared Kushner.

Por përpjekjet e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm për të dënuar zonjën Conway për shkelje të dyshuara të aktit Hatch-it në raste të shumta kanë ngecur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG