Lidhje

SHBA: Rritet numri studentëve të huaj


Një studim i kohëve të fundit thotë se shumë prej tyre e kanë të vështirë të krijojnë miqësi me studentët amerikanë.

Ndërsa numri i studentëve të huaj që ndjekin studimet universitare në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet, një studim i kohëve të fundit thotë se shumë prej tyre e kanë të vështirë të krijojnë miqësi me studentët amerikanë.

Sipas studimit të Revistës së Komunikimit Ndërkombëtar dhe Ndërkulturor, 38 për qind e studentëve ndërkombëtarë në SHBA nuk kanë shokë të ngushtë amerikanë.

Elisabeth Gareis, një nga autoret e studimit, tha se kjo do të thotë se studentët amerikanë po humbasin një shans për të zgjeruar perspektivat e tyre dhe se ka shumë gjasa që studentët e huaj të ikin nga SHBA-ja të zhgënjyer.

Sipas rezultateve të studimit, nxënësit nga Azia Lindore e kanë më të vështirë të integrohen. 52 për qind të tyrë u shprehën se nuk kishin asnjë shok të ngushtë amerikan.
XS
SM
MD
LG