Lidhje

Rrëzohet një helikopter i marinës amerikane


Një helikopter i marinës amerikane u rrëzua premten kuvertën e fluturimit aeroplanmbajtëses amerikane "Ronald Reagan", duke shkaktuar plagosjen e disa marinarëve.

Në një deklaratë flotës 7-të marinës thuhej se helikopteri MH-60 Seahawk u rrëzua menjëherë pas ngritjes premten mëngjes, ndërsa aeroplanmbajtësja ishte larguar nga bregu i Filipineve.

Gjendja shëndetsore e gjithë marinarëve plagosur është e qëndrueshme dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë dëmtime u kërcënojnë jetën. Por në deklaratën e marinës nuk thuhej numri i marinarëve plagosur. Sipas saj disa prej tyre do marrin trajtim mjeksor pasi arrijnë breg, por pa u përcaktuar se ku.

Marina nuk dha detaje rreth dëmtimit të helikopterit apo aeroplanmbajtëses, por tha se anija ishte plotësisht e aftë për të kryer misionin e saj për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Indo-Paqësorit. Nga momenti i aksidentit në aeroplanmbajtëse kanë rifilluar fluturimet. Shkaqet e rrëzimit të helikopterit janë ende nën hetim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG