Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi rezolutën që dënon jo tolerancën


Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një rezolutë, me të cilën dënon antisemitizmin, diskriminimin ndaj myslimanëve dhe format tjera të jo tolerancës.

Rezoluta që mori 407 vota kundrejt 23 sa ishin kundër, ishte rrjedhojë e kërkesave për të qortuar një ligjvënëse të re demokrate, një amerikano-somaleze e besimit mysliman, e cila ka kritikuar Izraelin në mënyra që shumëkush i konsideron ofenduese.

Ligjvënësja, Ilhan Omar, një prej dy grave myslimane që u zgjodhën në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë nëntorin e kaluar, i zemëroi shumë nga kolegët demokratë me komentet e saj, duke vënë në pikëpyetje mbështetjen amerikane për shtetin hebraik.

Një numër i madh demokratësh, thanë se komentet e saj janë anti-semite dhe i kanë dënuar ato, si deklarata që tejkalojnë debatin politik normal në Shtetet e Bashkuara.

Ditët e fundit, zonja Omar u shpreh se mbështetësit e Izraelit në Shtetet e Bashkuara përkrahin “besnikërinë ndaj një vendi të huaj”. Më parë, ajo ka shkaktuar zemërimin e ligjvënësve kryesorë demokratë dhe republikanë, duke vënë në pikëpyetje ndikimin financiar të Komitetit Amerikano-Izraelit për Çështje Publike, AIPAC, një grup lobist që mbështet Izraelin, me shumë ndikim në Shtetet e Bashkuara.

Disa ligjvënës kërkuan që zonja Omar të qortohej me një masë që do të dënonte antisemitizmin. Por të tjerët kërkuan që rezoluta të dënojë edhe diskriminimin ndaj myslimanëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG