Lidhje

SHBA: shtohet numri i emigrantëve të ndaluar, bien deportimet


Qeveria amerikane po ndalon një numër më të madh emigrantësh që ndodhen në Shtetet e Bashkuara, nën administratën e Presidentit Donald Trump, ndërsa numri i të deportuarve është më i vogël, njoftuan të martën zyrtarë federalë të imigracionit.

Zyra e Imigracionit dhe e Doganave, zyrtarët e së cilës zgjedhin njerëzit që janë për t’u deportuar nga kufiri, arrestoi 143,470 persona, një rritje prej 25 për qindsh, nga 114,434 vetë që ishte një vit më parë, sipas të dhënave për vitin fiskal 2017, që përfundoi më 30 shtator.

Agjencia tha po ashtu se numri i personave të deportuar është gjithsej 226,119, një rënie prej 6 për qindsh, krahasuar me një vit më parë.

Por të dhënat për vitin 2017, po ashtu tregojnë se agjentët federalë kryen 25 për qind arrestime më pak në kufi, duke rënë në shifrën 310,531, më e ulta në 45 vitet e fundit.

Megjithëse arsyeja e pakësimit të numrit të arrestimeve në kufi është e paqartë, zyrtari më i lartë i Agjencisë ja atribuoi këtë përmirësimit të kontrolleve.

Pakësimi i numrit të arrestimeve në kufi, mund të jetë edhe arsyeja e pakësimit të numrit të të deportuarve, ngaqë Agjencia e Imigracionit dhe e Doganave merr kujdestarinë e njerëzve të ndaluar në kufi nga Agjencia e Doganave dhe e Mbrojtes së Kufijve, para se t’i deportojë ata.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG