Lidhje

Grenell: “Lajm i rremë” që SHBA mbështet shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi


Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Domald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, hodhi poshtë pohimet se “qarqe amerikane, mbështesin një plan për shkëmbim të territoreve” ndërmjet të dyja vendeve.

Grenell: “Lajm i rremë” që SHBA mbështet shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

Në një postim në Twitter, ambasadori Grenell e cilësoi “lajm të rremë” njoftimin e revistës në internet “EU Observer” sipas së cilës “një plan për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe më tej popullor në qarqet amerikane, derisa i dërguari Richard Grenell po nxitë idenë e një marrëveshjeje të shpejt të njohjes".

“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur ose shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që palët pajtohen – jam i përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe jo në politikë”, shkroi ambasadori Grenell, i cili për më pak se një muaj ndërmjetësoi marrëveshjet për linjën ajrore, atë hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Revista “EU Observer” shkroi se "Shtetet e Bashkuara edhe më tej janë të hapura ndaj planit për shkëmbimin e territoreve” në një tekst që përfshinte një intervistë me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. Ajo citoi zotin Palmer të ketë thënë se “U takon palëve të krijojnë parametrat e bisedimeve dhe se u takon palëve të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve, duke vënë mbi tryezë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrën për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, citohej ai.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe për t’iu kundërvënë qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzoi vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Beogradit të heqë dorë nga fushata për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa qeverisë së re në Prishtinë të heqë tarifat,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën se qeveria e tij do zëvendësojë tarifat reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet.

“Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen”.

Ai tha se ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve strategjike, Rozeta Hajdari ka filluar punën për krijimin e nje grupi punues për këtë çështje i cili “do të përmbledhë te gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”, tha kryeministri Kurti.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar disa herë se ishin tarifat e vendosura nga qeveria e tij që u dhanë fund ideve për prekje të kufijve të Kosovës në kuadër të bisedimeve me Serbinë, i bëri thirrje sërish sot kryeministrit Kurti që sic thuhet, të mos i heqë tarifat për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar të bisedimeve, por oferto për kontratë finale për njohje të ndërsjellë në kufijtë ekzistues”.

Idetë për ndryshim kufijsh në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u hodhën në vitin 2018 duke nxitur reagime të shumta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG