Lidhje

Marinsi amerikan, operacion për transplantimin e dy krahëve


Një marins amerikan, cili humbi të dy krahët në një shpërthim në Afganistan muajt e fundit iu nënshtrua një transplantimi të dyfishtë. Operacioni për transplantimin e krahëve të marinsit John Peck u bë në një spital në qytetini e Bostonit.

Reshteri John Peck, i cili u plagos në vitin 2010, u operua në Spitalin “Brigham and Women” në Boston në muajin gusht. Krahët për tranplantin u dhuruan nga familja e një të riu që pati një vdekje klinike.

"I dërgoj ngushëllimet e mia më të thella familjes së donatorëve. Nuk mund ta imagjinoj se sa e vështirë mund të jetë për ata, por mund të them se vdekja e njeriut të tyre nuk do të shkojë kot. Çdo ditë që shikoj krahët e transplantuar, marrë forcë për të luftuar dhimbjen. Nuk do të dorëzohem kurrë," thotë marinsi, John Peck.

Operacionin 14-orësh e bëri një ekip i përbërë nga 60 kirurgë, infermierë dhe ndihmës të tjerë.

Peck ende nuk do të jetë në gjendje të përdorë gjymtyrët e reja, sepse lidhja e fijeve nervore mund të kërkojë kohë.

Ndërkohë, marinsi po i mbulon krahët për t'i mbrojtur ata. Mund të duhet një vit deri sa ai të ndjejë gishtërinjtë e duarve të transplantuara.

Sipas të dhënave të Spitalit Johns Hopkins, një nga institucionet shëndetësore më të njohura në Shetet e Bashkuara, më pak se 100 njerëz në mbarë botën kanë krahë ose duar të tranplantuara.

XS
SM
MD
LG