Lidhje

SHBA: një ekip ekspertësh për gjetjen e avionit të rrëzuar


Marina amerikane pritet të dërgojë një ekip ekspertësh të kërkimit në ujrat e thella, në përpjekje për të gjetur aeroplanin e transportit që u rrëzua në perëndim të Oqeanit Paqësor në nëntor.

Marina njoftoi se ndërsa " dihet pozicioni i fundit i avionit në sipërfaqen e ujit, thellësia e oqeanit në atë zonë i tejkalon 5 mijë metrat si dhe aftësitë e shpëtimit që ndodhen aktualisht në terren”.

40 minuta pas rrëzimit të avionit, u arritën të shpëtohen tetë vetë ndërsa tre marinarë rezultojnë të humbur.

Në deklaratën e marinës amerikane thuhej se "do të bëhet çdo përpjekje për të gjetur trupat e marinarëve".

Ekspertët e kërkimit nga Uashingtoni do të ndalojnë fillimisht në një anije shpëtimi japoneze dhe pastaj do të nisin punën në vendin ku u rrëzua avioni.

Nuk dihen ende arsyet e rrëzimit të tij ndërkohë që hetimi mbi këtë çështje vazhdon.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG