Lidhje

Presidenti Trump paralajmëron tarifa për mallrat meksikane


Shtetet e Bashkuara i dhanë Meksikës një afat prej 10 ditësh që të ndalojë valën e emigrantëve ose do të përballet me tarifa në të gjitha prodhimet e saj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi të martën në mbrëmje në rrjetin twitter se “me 10 qershor, Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej 5 për qind ndaj të gjitha mallrave që vijnë nga Meksika në vendin tonë, derisa nuk ndalohen emigrantët që vijnë prej andej në vendin tonë”. Ai shkroi që derisa kjo nuk ndodhë tarifat do të rriten çdo muaj duke arritur ne 25 për qind deri me 1 tetor.

Ai shkroi se bashkëpunimi pasiv i Meksikës në lejimin e kësaj vale masive paraqet një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara. "Meksika ka ligje shumë të forta për imigracionin dhe mund të ndalë lehtësisht rrjedhën e paligjshme të emigrantëve, përfshirë edhe kthimin e tyre në vendet e tyre të origjinës", tha presidenti Trump.

Zëvendësministri i Jashtëm meksikan, Jesus Seade, tha se tarifat e tilla do të ishin katastrofike.

"Nëse ky kërcënim realizohet, do të ishte jashtëzakonisht serioz," u tha ai gazetarëve. "Nëse kjo ndodhë, ne duhet të reagojmë fuqishëm”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së shefit të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Mick Mulvaney, tha se disa republikanë në Kongres, por jo edhe demokratët, janë konsultuar rreth planit.

Presidenti Trump ka akuzuar qeverinë e Meksikës se nuk ka bërë sa duhet për të penguar rrjedhën e emigrantëve drejt kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara në kërkim të strehimit, Shumica e tyre janë nga vendet e Amerikës Qendrore si El Salvadori, Hondurasi dhe Guatemala.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG