Lidhje

SHBA thotë se ushtria e Mianmarit ushtroi dhunë ekstreme ndaj Rogingyave


Një hetim i qeverisë amerikane, gjeti se ushtria e Mianmarit shënjestëroi civilët Rohingya pa dallim dhe shpesh me "brutalitet të skajshëm", në një fushatë të bashkërenduar për të përzënë pakicën myslimane nga vendi.

Raporti i Departamentit të Shtetit, i cili u publikua të hënën, është bazuar në një anketë të kryer në pranverë me më shumë se 1 mijë refugjatë midis qindra mijëra që ikën nga në Bangladeshin fqinjë, në dy vitet e fundit.

Raporti me 20 faqe nuk thotë nëse shkeljet paraqesin gjenocid apo krim kundër njerëzimit, siç është pohuar nga hetuesit e Kombeve të Bashkuara.

Por, gjetjet amerikane paraqesin një pamje të zymtë dhe ka të ngjarë të përforcojnë thirrjet për administratën e presidentit Trump që të veprojë me vendosmëri dhe të forcojë sanksionet kundër kombit të Azisë Juglindore.

Pjesa më e madhe e të intervistuarve janë dëshmitarë të vrasjeve dhe gjysma ishin dëshmitarë të dhunës seksuale. Rohingyat identifikuan ushtrinë si kryese të 84 për qind të vrasjeve dhe plagosjeve për të cilat ata ishin dëshmitarë.

"Anketa zbulon se dhuna e kohëve të fundit në shtetin Rakhine, ishte ekstreme, në shkallë të gjerë, e përhapur dhe me sa duket e përgatitur që të terrorizojë popullsinë dhe të dëbojë banorët Rohingya," thuhet në raport.

Shtrirja dhe shkalla e operacioneve të ushtrisë tregojnë se ato ishin të planifikuara mirë dhe të bashkërenduara. Në disa zona, janë përdorur taktika që kanë çuar në viktima masive, për shembull, mbyllja e njerëzve në shtëpi për t'i djegur ato, rrethimi i fshatrave të tëra para se të qëllohej mbi turmat apo fundosja e barkave të mbushura me qindra të arratisur''.

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare njoftoi javën e kaluar se po nis një hetim paraprak për dëbimin e Rohingyave nga Mianmari në Bangladesh.

​Organizata Amnesty International, tha se Departamenti amerikan i Shtetit, humbi një mundësi për të bërë një përcaktim ligjor të krimeve kundër njerëzimit, duke dërguar një mesazh shqetësues në lidhje me gatishmërinë e Uashingtonit për të kërkuar drejtësi për mizoritë vetëm sipas ligjit ndërkombëtar.

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, mbajti të hënën një takim me duzinë ministrash të jashtëm në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për të diskutuar krizën e Rohingyave.

Ai tha në një deklaratë se udhëheqësit ushtarakë të Mianmarit "duhet të përballen me përgjegjësi të plotë për çdo mizori të kryer" dhe nëse kushtet nuk janë përmirësuar për 1 milion njerëz të prekur nga goditja në shtetin Rakhine për një vit, atëherë "kemi dështuar si bashkësi ndërkombëtare".

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, shpalli një ndihmë të re humanitare prej 185 milionë dollarësh, kryesisht për refugjatët rohingya në Bangladesh. Ajo i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit "të bëjë më shumë për të mbajtur ata që kanë marrë pjesë në spastrimin etnik, përgjegjës për mizoritë e tyre".

Mianmari, një vend me shumicë budiste, që aktualisht qeveriset nga një qeveri jo ushtarake, ka mohuar shkeljet.

Por, raporti amerikan që pasoi një mision të gjerë të zbulimit të fakteve nga Kombet e Bashkuara që kërkuan ndjekjen penale të udhëheqësve ushtarak për gjenocid, do ta bëjë gjithnjë e më të vështirë për qeverinë që të kundërshtojë kritikat ndërkombëtare.

Raporti gjen se në dy muaj pas sulmeve të gushtit të vitit 2017 të militantëve rogingya mbi forcat e sigurisë që nxiti hakmarrjen masive, pamjet satelitore tregojnë se mbi 38 mijë shtëpi janë shkatërruar me zjarr në Rakhine. Në shumë zona, refugjatët thanë se forcat e sigurisë përdorën zjarrhedhëse ose pajisje tjera për të djegur shtëpitë dhe për të vrarë dhe plagosur Rohingyat. Përdhunimet ishin po ashtu të përhapura.

"Dy policë nga fshati im më përdhunuan", citon raporti rrëfimin e një gruaje 23 vjeçare. "I njoh fytyrat e tyre, por nuk i di emrat. Pasi mbaruan punë, më thanë të largohem nga vendi, ky nuk është vendi yt".

Dëshmitarët flasin edhe për shkelje tjera që kanë parë:

Ushtarët që digjnin apo urinonin mbi Kuranin.

Viktimave të dhunës u priteshin kokat apo copëtoheshin.

Foshnjat e fëmijët rriheshin apo vriteshin.

Ushtarët sulmonin gratë dhe foshnjat e tyre gjatë ose menjëherë pas lindjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG