Lidhje

Përgatitje për një takim të dytë Trump-Kim Jong Un


Agjencia e lajmeve koreanojugore “Yonhap” njoftoi se një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për të hedhur bazat e një takimi të dytë mes udhëheqësve të të dy vendeve.

Kim Yong Chol arriti në Pekin të enjten. Ai do të udhëtojë drejt Uashingtonit për të zhvilluar bisedime me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo ditën e premte.

Sipas agjencisë “Yonhap”, Kim Yong Chol pritet të dorëzojë edhe një letër të udhëheqësit të Phenianit drejtuar Presidentit Donald Trump.

Në muajin qershor të vitit të kaluar Presidenti amerikan dhe udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un nënshkruan në Singapor një marrëveshje me përmbatje të paqartë, nëpërmjet së cilës i bëhej thirrje Phenianit të braktisë programin e tij bërthamor.

Por negociatat e mëtejshme kanë ngecur për shkak se Pheniani kërkon lehtësimin e sanksioneve dhe kundërshton thirrjen e administratës Trump për çarmatim të plotë bërthamor, përpara se Uashingtoni të bëjë lëshime.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG