Lidhje

Takimi historik SHBA-Koreja Veriut, firmoset marrëveshje


Në një marrëveshje të nënshkruar të martën në Singapor, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, "riafirmoi angazhimin e tij të vendosur dhe të palëkundur për çnuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean", ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump “u zotua të ofrojë garanci për sigurinë” në Korenë e Veriut.
Dokumenti gjithashtu bën thirrje që të dy vendet të bashkojnë përpjekjet për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean, për të krijuar marrëdhënie të reja mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut dhe për të rimarrë eshtrat e të burgosurve të luftës dhe të anëtarëve ushtarakë që konsiderohen të zhdukur. Të dy palët premtuan gjithashtu se do të vijojnë bisedimet mes tyre.
"Ne do të kujdesemi për një problem shumë të madh dhe shumë të rrezikshëm për botën," tha presidenti Trump

I ulur në krah të Kim-it, në ceremoninë e nënshkrimit, presidenti Trump tha se të dy udhëheqësit "kanë zhvilluar një lidhje të veçantë" dhe se pas disa orësh bisedimesh të martën dhe nënshkrimin e marrëveshjes ai mendon se marrëdhënia e SHBA me Korenë e Veriut "do të jetë shumë më ndryshe nga e kaluara. "

Të dy udhëheqësit, Trump dhe Kim, shprehën mirënjohje reciproke ndaj njëri-tjetrit për takimet, dhe presidenti Trump tha se "absolutisht" do të ftojë Kim Jong Un-in për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.

"Sot patëm një takim historik dhe kemi vendosur të lëmë pas të kaluarën," tha Kim duke folur përmes një përkthyesi. "Bota do të shohë një ndryshim të madh."

Menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit Kim u largua nga ishulli Sentosa i Singaporit.

U.S. President Donald Trump shakes hands with North Korea leader Kim Jong Un at the Capella resort on Sentosa Island, June 12, 2018 in Singapore.
U.S. President Donald Trump shakes hands with North Korea leader Kim Jong Un at the Capella resort on Sentosa Island, June 12, 2018 in Singapore.

Çnuklearizimi

Trump dhe Kim udhëtuan drejt Singaporit me një axhendë kryesore, atë të diskutimit të çnuklearizimit të mundshëm të gadishullit Korean.

Ata u takuan fillimisht të marten, kokë më kokë për 40 minuta, në prani vetëm të përkthyesve të tyre, përpara se me ta të bashkoheshin, për një drekë pune, delegacionet respektive. Pas drekës, ata ecën në këmbë së bashku, duke u ndalur shkurtimisht për të parë limuzinën e veçantë të presidentit të SHBA-së.

"Ne patëm një takim me të vërtetë fantastik, shumë përparim, shumë pozitiv", tha presidenti Trump.

Delegacioni amerikan përfshiu sekretarin e shtetit Mike Pompeo, këshilltarin për Sigurinë kombëtare John Bolton dhe Shefin e Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly. Në delegacionin e Koresë së Veriut bënte pjesë ish Shefi i zbulimit ushtarak Kim Yong Chol, Ministri i Punëve të Jashtme Ri Yong Ho, si dhe Ri Su Yong, nënkryetar i Partisë së Punëtorëve, në pushtet.

U.S. President Donald Trump and North Korea's leader Kim Jong Un shake hands during an expanded bilateral meeting at the Capella Hotel on the resort island of Sentosa, Singapore, June 12, 2018.
U.S. President Donald Trump and North Korea's leader Kim Jong Un shake hands during an expanded bilateral meeting at the Capella Hotel on the resort island of Sentosa, Singapore, June 12, 2018.

Takimi historik

E marta shënoi takimin e parë midis një presidenti të SHBA dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut. Dhjetëra aparate shkrepën fotot kur dy burrat u paraqitën së bashku para një sfondi të flamujve të SHBA-së dhe të Koresë së Veriut.

Në prag të takimit, zyrtarët amerikanë thanë se çdo marrëveshje që mund të arrihet duhet të ketë si rezultat dhënien fund të kërcënimit që përbëjnë armët bërthamore dhe raketat balistike të Koresë së Veriut.

U.S. Secretary of State Mike Pompeo speaks during a press briefing, June 11, 2018 in Singapore one day before President Donald Trump will meet with North Korean leader Kim Jong Un.
U.S. Secretary of State Mike Pompeo speaks during a press briefing, June 11, 2018 in Singapore one day before President Donald Trump will meet with North Korean leader Kim Jong Un.

Nuk do të ketë një përsëritje të “marrëveshjeve të paqendrueshme” të arritura mes administratave të mëparshme amerikane dhe Koresë së Veriut, tha sekretari Pompeo për gazetarët në Singapor të hënën.

"Objektivi përfundimtar që ne kërkojmë nga diplomacia me Korenë e Veriut nuk ka ndryshuar - çnuklearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm i Gadishullit të Koresë është i vetmi rezultat që Shtetet e Bashkuara do të pranojnë", tha Pompeo.

Sanksionet do të mbeten në fuqi deri kur Koreja e Veriut të ketë eliminuar armët e saj të shkatërrimit në masë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme, shtoi ai.

"Nëse diplomacia nuk lëviz në drejtimin e duhur, ato masa do të rriten," tha ai.

Rreth 5,000 gazetarë janë në Singapor për këtë rast, por vetëm një grusht gazetarësh amerikanë dhe të Koresë së Veriut, si dhe fotografë, u lejuan në vendin ku dy liderët përshëndetën njëri-tjetrin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG