Lidhje

Republikanët duan ndryshim kushtetues për ndalimin e abortit


Ky qëndrim nuk përfshin përjashtime për përdhunimet apo incestin, në kundërshtim me pikëpajmet e kandidatit për president Mitt Romney.

Në përgatitje për kuvendin elektoral të partisë, javën e ardhshme, republikanët kanë miratuar një platformë ku përfshihet thirrja për një ndryshim kushtetues që do të ndalonte abortin.

Qëndrimi kundër-abortit nuk përfshin përjashtime për rastet e përdhunimit apo incestit, duke e vënë atë në kundërshtim me pikëpajmet e kandidatit republikan për president Mitt Romney.

Platforma u miratua të martën, të njëjtën ditë kur ligjvënësi republikan Todd Akin njoftoi se do të vazhdojë garën për në senat në shtetin Mizuri. Zoti Akin është kritikuar ashpër pas komenteve që bëri në fillim të javës se “përdhunimi” nuk çon në shtatëzani të padëshiruar.

Shumë republikanë, përfshi zotin Romney, kërkuan që ai të tërhiqet nga gara, të shqetësuar se debati rreth kësaj çështjeje do të dëmtonte shanset e partisë për të marrë kontrollin në senat.
XS
SM
MD
LG