Lidhje

Raport i ri: SHBA duhet të ulë varësinë tek importi i mineraleve të rendësishme


Departamenti amerikan i Tregtisë rekomandoi dje hapa urgjente për të rritur prodhimin e brendshëm të mineraleve të rralla si dhe mineraleve të tjera me rendësi kritike. Një raport me 61 rekomandime i Departamentit të Tregtisë paralajmëron se ndalimi i eksporteve ruse e kineze mund të shkaktojë “tronditje të ndjeshme” në rrjetin global të ofertës.

Raporti rekomandon kredi me interes të ulët dhe nisma për të nxitur blerjen e produkteve amerikane nga kompani që prodhojnë për ushtrinë si mënyra për të nxitur prodhimin e brendshëm të mineraleve të domosdoshme në prodhimin e celularëve dhe artikujve të tjerë.

Raporti thekson nevojën për të shtuar bashkëpunimin me aleatë si Japonia, Australia dhe Bashkimi Evropian.

Varësia e SHBA ndaj mineraleve të importuara ka qenë shqetësim për zyrtarët amerikanë që nga 2010, kur Kina vendosi embargo mbi eksportin e mineraleve të rralla për Japoninë gjatë një incidenti diplomatik. Gjatë javëve të fundit zyrtarët kinezë u shprehën se mineralet e rralla dhe eksporte të tjera kineze mund të përdoren si mjet presioni në luftën tregtare me SHBA.

"Shtetet e Bashkuara janë shumë të varura nga burimet e huaja të mineraleve kritike si dhe nga rrjetet e huaja të furnizimit gjë që krijon mundësinë për dobësi si në ekonomi, ashtu edhe në ushtri,” tha Departamenti i Tregtisë në raportin e ri strategjik mbi mineralet kritike.

FILE - Miners are seen at the Bayan Obo mine containing rare earth minerals, in Inner Mongolia, China, July 16, 2011.
FILE - Miners are seen at the Bayan Obo mine containing rare earth minerals, in Inner Mongolia, China, July 16, 2011.

"Nëse Kina dhe Rusia ndalin eksportet në SHBA dhe në vendet aleate të Amerikës për një periudhë të gjatë, ashtu siç bëri Kina gjatë embargos së 2010, duke ndërprerë për një periudhë të gjatë furnizimet me minerale të rëndësishme, do të shkaktonin tronditje të forta në SHBA dhe rrjetet kritike të tregtisë globale,” thuhet në raport.

Fuqizimi i tregtisë me vende të tjera mund të ulë varësinë e Amerikës tek burime të furnizimit që mund të ndërpriten në të ardhmen.

Raporti u përshëndet nga kompani minerare, përfshirë MP Materials, e cila zotëron minierën Mountain Pass në Kaliforni, e vetmja në SHBA që prodhon minerale të rralla.

Aktualisht kjo kompani paguan 25% tarifa për importet nga Kina të mineraleve të rralla të cilat i përpunon në SHBA. Tarifat janë rritur si rezultat i luftës tregtare SHBA-Kinë.

“E mirëpresim raportin dhe shpresojmë se do të sjellë veprime konkrete nga Uashingtoni,” thotë një ndër drejtuesit e kompanisë.

Rekomandime

Raporti rekomandon masa afat-shkurtra si krijimi i rezervave me minerale të rralla si dhe masa afat-gjata për të nxitur kërkime dhe prodhime në miniera të reja.

Raporti rekomandon që Departamenti i Pasurive Natyrore dhe agjencitë nën varësinë e tij, përfshirë Byronë e Menazhimit të Tokës dhe Shërbimin Federal Pyjor, të heqin pengesat për shtimin e prodhimit të mineraleve të rralla.

Në bazë të raportit, këto agjenci qeveritare duhet të rishikojnë listën e zonave që janë shpallur si territore të mbrojtura, për të parë nëse këto zona mund të hapen për shfrytëzim minerar.

Departamenti i Tregtisë propozon ndryshime në analizën e projekteve minerare lidhur me ndikimin tek mjedisi, duke bërë thirrje për përshpejtim të kohës së rishikimit si dhe për përjashtimin nga ky proces të disa mineraleve.

Raporti u kritikua menjëherë nga demokratët, të cilët thonë se strategjia e propozuar do të dëmtonte mjedisin dhe do të krijonte lehtësira për korporatat ndërkombëtare.

"Kjo administratë ka një historik të turpshëm për lëshime ndaj kompanive. Ky është shembulli më i keq,” tha Raul Grijalva, kreu demokrat i Komisionit për Burime Natyrore në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sektori i minierave e përshëndeti raportin:

"Hapat e propozuar në raport do të ndihmojnë për të gjeneruar potencialin e burimeve të brendshme minerare, ndërkohë që vazhdojmë të respektojmë masa të forta të mbrojtjes së mjedisit,” tha Hal Quinn, president i Shoqatës Kombëtare të Minierave.

Rekomandimi për të blerë nga kompani amerikane do të kërkonte nga kompani të produkteve ushtarake të prodhojnë me lëndë të parë të nxjerrë nga kompani amerikane.

"I bëj thirrje qeverisë federale të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur me nismën “të blejmë produkte amerikane”,” Anthony Marchese, kryetar i Korporatës së Burimeve Minerare, e cila kërkon 300 milionë dollarë për të zhvilluar një depozitë për mineralet e rralla në Teksas.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG