Lidhje

SHBA u vënë sanksione zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestave


SHBA u vënë sanksione zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestave
SHBA u vënë sanksione zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestave

Të mërkurën Shtetet e Bashkuara vunë sanksione kundër dy zyrtarëve të lartë iranianë të cilët patën rol në shtypjen e protestave politike në atë vend që nga viti 2009. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, udhëheqësi i milicisë Basixh dhe prokurori i Teranit fajësohen për abuzime të theksuara të të drejtave të njeriut.

Zyrtarët amerikan e pranojë se sanksionet financiare dhe të udhëtimit mund të kenë ndikim të vogël ndaj dy zyrtarëve iranianë, por ata thonë se shpresojnë se shtimi i famës së keqe nga veprimet amerikane do të nxjerrë të paktën pengesa për aktivitetet e tyre.

Njoftimi i përbashkët nga Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit vë në shënjestër Abas Xhafari Dolatabadi që është prokuror i përgjithëshëm i Teheranit dhe Mohamed Reza Nagdi, komandant i forcave milicore Basixh të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane.

Deklerata thotë se prokurori Abas Xhafari Dolatabadi ngriti akuza mes të tjerash edhe dënimin me vdekje ndaj shumë protestuesve që morën pjesë në tubimet e dhjetorit 2009 kundër qeverisë së Teheranit. Kjo lëvizje u shua me dhunë nga forcat e sigurisë.

Mohamed Reza Nagdi, komandant i forcave milicore Basixh të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane, thuhet se është përgjegjës për abuzimet e këtij njësiti përfshi këtu vdekjet e protestuesve që nga viti 2009 e deri para disa ditësh, kur milicia që ai kryeson ndërmori veprimin e fundit për të shtypur demostratat.

Në bazë të sanksioneve, pasuritë e të këtyre dy individëve që mund të jenë në Shtetet e Bashkuara ngrihen dhe u ndalohet udhëtimi për në Amerikë si dhe bëhet e jashtëligjshme për amerikanët që të zhvillojnë marrëveshje financiare me këta individë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P. J. Crowley tha se ky veprim tregon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për iranianët që kërkojnë të zbatojnë të drejtat e tyre elementare dhe po ashtu tregon solidaritet me viktimat e torturës dhe persekutimit, pavarësisht se sanksionet mund të kenë efekte të kufizuara.

"Është një dekleratë e rendësishme. Nuk mund tua them se sa shpesh udhëtojnë ata apo sa të pasur janë. Ajo që mund të them është se ne kemi autoritetin për ta bërë këtë dhe e kemi bërë. Shpresoj se ky veprim do t’ua komplikojë jetën."

Zëdhënësi Crowley citoi ironinë e komenteve të bëra të mërkurën nga presidenti iranian Mahmud Ahmadinezhad, i cili sipas agjencisë iraniane të lajmeve, e quajti të “paimagjinueshme” vrasjen këtë javë të protestuesve në Libi dhe shtroi pyetjen se si udhëheqësit mund të përdorin armët dhe tanket kundër popullit të tyre.

Zëdhënësi Crowley tha se kjo është një pyetje që zoti Ahmadinezhad duhet t’i japë përgjigje për popullin e tij duke patur në mendje shtypjen e dhunëshme nga qeveria të protestave në vitin 2009 dhe protestave të tjera publike që pasuan.

Të mërkurën Shtetet e Bashkuara vunë sanksione kundër dy zyrtarëve të lartë iranianë të cilët patën rol në shtypjen e protestave politike në atë vend që nga viti 2009. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, udhëheqësi i milicisë Basixh dhe prokurori i Teranit fajësohen për abuzime të theksuara të të drejtave të njeriut.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG