Lidhje

SHBA kërkojnë zgjerimin e operacioneve me avionë të telekomanduar në Pakistan

SHBA kërkojnë zgjerimin e operacioneve me avionë të telekomanduar në Pakistan
SHBA kërkojnë zgjerimin e operacioneve me avionë të telekomanduar në Pakistan

Një nga gazetat kryesore amerikane thotë se Shtetet e Bashkuara duan të zgjerojnë hapësirën brenda Pakistanit ku CIA mund të përdorë avionët e saj pa pilotë.

Gazeta Washington Post, duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë dhe pakistanezë, njoftoi mbrëmë se Shtetet e Bashkuara po përqendrohen në hapësirat përreth qytetit pakistanez të Kuetës dhe rajonet fisnore.

Gazeta thotë se zyrtarët amerikanë besojnë që Kueta është jo vetëm zonë e sigurtë e talebanëve, por se shërben edhe si bazë për dërgesa parash, rekrutësh dhe mjetesh plasëse për forcat talebane brenda Afganistanit.

Një zyrtar pakistanez tha sot se Islamabadi nuk do të lejojë zgjerimin e sulmeve me avionë të telekomanduar përtej zonave fisnore.

Washington Post njofton se Pakistani refuzoi thirrjen amerikane, por se u pajtua për një prani të zgjeruar të CIA-s në Kueta në rastet kur CIA dhe shërbimet pakistaneze kanë skuadra që po punojnë së bashku për të kapur udhëheqës të lartë të grupeve talebane.

This item is part of
XS
SM
MD
LG