Lidhje

SHBA: Bie ndjeshëm besimi i konsumatorëve


Treguesi i këtij besimi ra në muajin dhjetor, nga 71.5 në 65.1 pikë, ndërkohë që amerikanët janë të shqetësuar se mosmarrëveshjet politike në Uashington mund të ngadalësojnë ekonominë dhe mund të rrisin nivelin e papunësisë

Treguesi i besimit të konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara u ul ndjeshëm gjatë muajit dhjetor, nga 71.5 në 65.1 pikë, ndërkohë që amerikanët janë të shqetësuar se mosmarrëveshjet politike në Uashington mund të ngadalësojnë ekonominë dhe mund të rrisin nivelin e papunësisë.

Lynn Franco, drejtoresha e Bordit të Konferencës, enti që mat besimin e konsumatorëve, thotë se mosmarrëveshje të ngjashme mbi tavanin e borxhit, në gusht të vitit 2011, shkaktuan po ashtu një rënie të thellë të nivelit të besimit të konsumatorëve. Ekonomistët e ndjekin nga afër treguesin e besimit të konsumatorëve për të parë se sa të gatshëm janë amerikanët për të shpenzuar. Shpenzimet e konsumatorëve janë motorri kryesor i ekonomisë amerikane.

Raportet e tjera mbi ekonominë të publikuara sot ishin më optimiste. Javën e kaluar numri i amerikanëve të papunë ra në nivelin më të ulët në më shumë se katër vjet. Në raportin e Departamentit të Punës thuhet se për herë të parë kërkesat për ndihmë financiare nga të papunët u pakësuan me 12 mijë kërkesa. Javën e kaluar, kishte 350 mijë kërkesa për ndihmë financiare nga të papunët në nivel kombëtar.

Departamenti i Tregtisë tha se shitjet e shtëpive të reja në muajinë nëntor ishin në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet.
XS
SM
MD
LG