Lidhje

Bloomberg tërhiqet, Biden kryeson pas votimeve të së martës


Kandidati demokrat për president Michael Bloomberg njoftoi të mërkurën se tërhiqet nga gara për të kërkuar emërimin e Partisë Demokrate si kandidat presidencial dhe se do të mbështesë kandidatin Joe Biden.

Njoftimi vjen ndërkohë që gara në Partinë Demokrate është konsoliduar: nga një konkurrencë mes më shumë se 20 kandidatëve në atë mes vetëm dy prej tyre, pas rezultateve të mira të së martës për ish-nënpresidentin Joe Biden dhe senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders.

Joe Biden fitoi në nëntë shtete, përfshirë edhe Teksasin, ku fitorja e tij ishte befasi meqë anketat e e hershme e nxirrnin zotin Sanders si kryesues. Ai doli shumë mirë kudo në jug, duke fituar në Virgjinia, Karolinën e Jugut, në Alabama, Oklahoma, Tennessee dhe Arkansas sikurse edhe në Minnesota dhe Massachusetts.

Bernie Sanders fitoi në Kaliforni, në Kolorado, në Utah si dhe në Vermont.

Të mërkurën në mëngjes ende nuk ishte e qartë se cili mund të ketë fituar në Maine.

Më shumë se 1300 delegatë përcaktohen në votimet paraprake të Super të Martës, pra rreth një e treta e delegatëve që do të marrin pjesë në Konventën Kombëtare Demokrate që mbahet në verë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG