Lidhje

Pas aksidentit të trenit në SHBA


Një anëtar i Bordit Kombëtar për Sigurinë e Transportit, Earl Weener ka në plan të zhvillojë intervista sot dhe nesër me inxhinierin dhe makinistin e trenit që doli nga shinat dje në Nju Jork, duke shkaktuar vdekjen e katër vetëve dhe plagosjen e mbi 60 të tjerëve.

Zoti Weener tha se një kuti tjetër me të dhëna ishte gjetur në vagonin e pare dhe është dërguar në Uashington për t’u analizuar. Ai shtoi se hetuesit po kërkojnë informacion për shpejtësinë e trenit dhe mënyrën e frenimit. Në tren po udhëtonin mbi 100 pasagjerë. Të shtatë vagonat e trenit dolën nga shinat në kthesë të hekurrudhës në lagjen e Bronksit.
XS
SM
MD
LG